Basketboll

EKSKLUZIVE: FRANKO STERLE TRAJNER I RI I BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkëputjes së bashkëpunimit me Illmen Bajrën, skuadra e Bashkimit e ka gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të edicionit.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se prizrenasit kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin kroat, Franko Sterle.

32 vjeçari nga Kroacia te Bashkimi i Prizrenit vije pas përvojës 6 vjeçare si ndihmës trajner te skuadra e madhe kroate, Zara.

Sterle pritet ta drejtojë ekipin e Bashkimit qysh nesër në përballjen që ekipi portokallinjë e luan në udhëtim te Trepça në Mitrovicë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.