Basketboll

HAJDARI: NA PRET NDESHJE E VËSHTIRË, SYNIMI I VETËM PËR NE ËSHTË FITORJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët kryesorë të Ponte Prizrenit sivjet, Arti Hajdari ka folur para përballjes që skuadra e tij e zhvillon sonte ndaj Vëllaznimit.

Në një prononcim të dhënë për AsistiOnline.com, Hajdari ka folur me kujdes për sfidën ndaj gjakovarëve, duke theksuar se i pret një ndeshje e vështirë dhe do të japin maksimumin nga vetja për fitore.

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ku ne synojmë të vazhdojmë me fitore dhe ta mbajmë pozitën e parë dhe poashtu ekipi i Vëllaznimit që është duke kaluar në një formë të mirë dhe dihet synimi tyre që të mbesin në ligë dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Mirëpo ne jemi përgatitur dhe do të hyjmë të fokusuar në lojë, ku na pret një ndeshje e vështirë, nëse i praktikojmë mirë detyrat që na janë dhënë nga trajneri, besoj që në fund do jemi fitues, por asnjëherë të hyjmë në ndeshje duke i nënvlerësuar kundërshtarët, por të japim 200% nga vetja dhe të vazhdojmë drejt synimeve tona”, potencoi Hajdari.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.