Basketboll

CLIPPERS THYEJNË REKORDIN POZITIV TË HAWKS, SHKËLQEJNË ATA QË NUK PRITEJ

Prishtinë(AsistiOnline) – “Staples Center” ishte edhe njëher tjetër palestra në të cilën u luajt një nga ndeshjet më të bukura dhe interesante të javës. Aty vendasit e L.A Clippers triumfuan kundër Atlanta Haëks me rezultatin 119-110 në një duel ku paraqitje super pozitive patën Kenard dhe Mann.

Atlanta shkoi në pushim me një epërsi të thellë prej +15 pikëve, por pjesa e dytë ishte shumë e rëndë për ta dhe Clippers rikthyen gjithçka për të fituar në fund me 9 pikë epërsi apo thënë ndrysh me rezultatin: Atlanta Haëks 110-119 L.A Clippers.

Khaëi Leonard ishte pikashënuesi më i mirë në këtë fitore duke shënuar 25 pikë, por që mbeti nën hije nga paraqitja e mirë ndonëse e papritur e dyshës Terance Mann dhe Luke Kennard.

Kennard luajti me efikasitet prej 100% duke mos humbur as edhe një gjuajtje teksa shënoi 20 pikë dhe bëri 7 kërcime, në anën tjetër aloja e re Mann shtoi double-double prej 21 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Edhe për kundër kësaj fitoreje, Clippers vazhdojnë të mbeten në pozitën e katërt të perëndimit me 27 fitore dhe 16 disfata. Nga ana tjetër, Haëks poashtu mbajnë vendin e katërt në lindje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=MQ5s0yCaGtU

Komentet janë të mbyllura.