Basketboll

LIGA UNIKE ME NJOFTIM ZYRTAR, KONFIRMON LAJMET E ASISTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga Unike e basketbollit mes Kosovës e Shqipërisë do të finalizohet më në fund, pas një periudhe të gjatë pritje.

Gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e Ligës Unike ka lëshuar njoftim zyrtar, ku janë bërë të ditura detajet e nisjes së stinorit të sivjetmë i cili do të jetë në formë turneu.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë të ju njoftoj që pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë më datën 6 Prill 2021.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, pra gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me pandeminë Covid19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.

Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë”, thotë njoftimi i lëshuar nga Liga Unike sot.

I juaji,
Ilir TREBICKA
Kryetar i Ligës UNIKE.

Komentet janë të mbyllura.