Basketboll

BECIRAGIC ME YLLIN, TRIUMFON NDAJ ISH SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ylli e ka arritur fitoren e pare nën-drejtimin e trajnerit të ri, Adis Beciragic.

Edhe pse me shumë telashe, therandasit kanë triumfuar ndaj Pejës me rezultat të ngushtë, 78-74.

Rrjedha e ndeshjes gjatë tërë kohës ishte shumë interesante me periodën e parë që u mbyll baraz, 19-19, ndërsa çereku i dytë i takoi minimalisht Pejës, 17-18 dhe skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat, 36-37.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë mes ekipeve, por Peja u treguaq poashtu pak më e mirë dhe e fitoi çerekun e tretë, 18-20.Perioda vendimtare e ndeshjes ishte shumë e tensionuar, Ylli arriti të këndellet duke e fituar me 7 pikë diferencë(24-17) dhe kjo i siguroi një fitore tejet të vlefshme.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sot: L.G Gill me 16 pikë, Valon Bunjaku me 15 pikë, si dhe Gëzim Morina e Erjon Kastrati me nga 13 pikë.

Te Peja s’mjaftuan për fitore: Leron Dendy me double-double(18pk, 12krc), Brandon Walters poashtu me double-double(17pk, 15krc), ndërsa Dardan Berisha e Lis Shoshi shtuan nga 12 pikë.

Pas kësaj fitore, Ylli ngritet së paku përkohësisht në pozitën e dytë me 44 pikë, 17 fitore e 10 humbje.Ndërsa, Peja mbetet e 4-ta me 41 pikë, 14 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Ylli luan derbin ndaj Rahovecit e Peja takohet me Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.