Basketboll

LAZIMI FLET PAS FITORES NDAJ TIRANËS, KOMENTON EDHE NDESHJEN MES PRISHTINËS E YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) –  I lumtur pas pas fitores së skuadrës së tij ndaj Tiranës në çerekfinale të Ligës Unike, është parë pas ndeshjes edhe trajneri i Gogës, Melzin Lazimi.

Në intervistën pas ndeshjes, ai tha se skuadra e pati kontrollin e ndeshjes dhe arriti ta menagjojë atë edhe pse në pjesën e dytë u vu në vështirësi. Ndërsa komentoi edhe çerekfinalen e fundit mes Prishtinës dhe Yllit.

Ndeshja filloi mirë për ne patëm një gjysmëpjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në periudhën e dytë u dobësuam, kemi gjuajtur shumë për tre pikë dhe shënimet ishin të pakta. Ndeshjen e kishim nën-kontroll pavarësisht se rezultati u afrua në pjesën e dytë. Për sa i përket ndeshjes, Prishina – Ylli, nuk mund të jap një mendim të detajuar, janë skuadra të mira. Besoj se do të jetë për tu vendosur në fushë. Ylli është pak më i favorizuar në letër, por në parket vendoset gjithçka”, u shpreh Lazimi.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.