Basketboll

DRITA FITON 20-0 NDAJ VUSHTRRISË, KAMPIONE E SEZONIT TË RREGULLT

Prishtinë(AsistiOnline) – Favoritja kryesore për inkuadrim në Superligën e Kosovës te meshkujt, RC Cola Drita e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt.

Gjilanasit kanë fituar ndaj Vushtrrisë 20-0, për faktin se këta të fundit nuk u shfaqën në parket edhe pse ishin në cilësinë e vendasit dhe tash nuk do t’ju takojë as pika e humbësit.

Me këtë ‘fitore’, gjilanasit e mbyllin stinorin e rregullt në vendin e parë me 35 pikë, 17 fitore e vetëm 1 humbje. Ndërsa, Vushtrria këtë sezon e mbyll në pozitën 6 me 8 fitore e 10 humbje.

Play Offi i Ligës së parë, pritet të nisë gjatë javës së ardhshme.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.