Basketboll

RAHOVECI – PEJA, SKUADRAT QË SOT KËRKOJNË FINALEN E LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e parë e Ligës Unike, zhvillohet sot në Palestrën ”Dhimitraq Goga” në Durrës të Shqipërisë.

Në fakt ky duel do të jetë gjysmëfinale kosovare, ku përballen Rahoveci dhe Peja.

Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, pas tërheqjes së Teutës, ndërsa Peja ishte më e mirë se Vllaznia e Shkodrës. Të dy skuadrat duan depërtimin në finale dhe të fitojnë trofeun e çmuar që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet një ligë mes Kosovës e Shqipërisë në sportet kolektive.

Për shkak të masave anti-Covid, takimi do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.

Ndeshja do të nisë nga ora 16:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.