Basketboll

SFIDA PËR VENDIN E TRETË NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Drejtuesit e Ligës Unike të basketbollit, kanë vendosur që sivjet të zhvillohet edhe ndeshja për pozitën e tretë në këtë garë.

Kështu që gjatë ditës së sotme, për vendin e tretë do të takohen, Goga Basket dhe Rahoveci, skuadra këto që dje u mposhtën në gjysmëfinale nga Ylli, respektivisht Peja.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00 dhe pritet të jetë tejet interesante.

Sigurisht që do të mund ta shihni në televizion, do të transmetohet direkt në Artmotion e rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes do e keni në AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.