Basketboll

BOREA NË LIGËN E PARË, MPOSHTI MEGASPORTIN NË ”PLAY OUT”!

Skuadra e Boreas në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Borea ishte në vendin e dytë në Ligën e Dytë të Kosovës në basketboll, por në dy ndeshjet me Megasport ishte më e mirë dhe në edicionin e ri do të garojë në një rang më të lartë të garave.

Skuadra pejane në ndeshjen e parë fitoi me rezultat të thellë 87:70, kurse në sfidën e dytë fitoi 72:73. Kjo i mjaftoi që të sigurojë një vend për edicionin e ri në Ligën e Parë për meshkuj.

Në Ligën e Parë gjithashtu do të luajnë edhe Dardanët, që ishin në vendin e parë në Ligën e Dytë.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.