Basketboll

ZYRTARËT E PEJËS PRONONCOHEN PËR ASISTIN PAS INCIDENTIT NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e sotme gjysmëfinale mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, është ndërprerë në pjesën e parë pas një incidenti të shkaktuar nga lojtarët e të dyja ekipeve.

Skuadra e Ponte Prizrenit ka dalur me një komuniktatë zyrtare, duke dhënë versionin e vet për ngjarjen që ndodhi sot të cilën AsistiOnline.com e publikoi më herët.

Për të sqaruar situatën dhe për të mos i mbetur borxh asnjërës palë të involvuar në këtë incident, që të japë versionin e vet, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe me drejtuesit e klubit të Pejës të cilët kanë dhënë këtë përgjigjje:

Klubi në këtë rast nuk merr vendim, sepse vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e solli referi i parë pas realizimit të sulmit fizik nga ana e shikuesve në lojtarë dhe orëve në vijim pritet të sqarohet situata”, u shpreh Gazmend Pupovci, sekretar i klubit të Pejës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.