Basketboll

KËTO JANË DY SKUADRAT E PARA KOSOVARE QË UROJNË YLLIN PËR TITULL!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pak kohë pas fitimit të titullit të kampionit për edicionin 2020/21 nga skuadra e Yllit, kjo e fundit ka marrë edhe urimet e para zyrtare nga kundërshtarët e saj në elitën kosovare.

Skuadra e Trepçës nga Mitrovica nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar therandasit për titullin e fituar, duke potencuar se është një trofe i merituar për ta.

Përfundon sezoni 2020/21 me Golden Eagle Yllin kampion të Kosovës. Urime klubit të Yllit për titullin e fituar dhe të merituar KB Trepça – Mitrovicë”, shkruan në urimin e ‘xehtarëve’.

Për titullin e fituar sonte, Ylli ka marrë urim edhe nga skuadra që u ndesh në finale me ta, KB Peja. Verdhezinjët janë treguar shumë miqësorë edhe pse humbën në finale, duke uruar menjëherë pas ndeshjes ekipin e Yllit.

Përfundon ndeshja në Karagaq, përfundon rrugëtimi jonë për kampion të Kosovës. Jemi shumë të dëshpruar që nuk arritëm ta sjellim titullin në Pejë, rikthehemi fuqishëm vitin tjetër. Urime KB Ylli për titullin e parë, urime Suharekë”, thuhet në shkrimin e skuadrës pejane.

 

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.