Basketboll

PARNU E MAXHUNIT NË DISAVANTAZH TË SERISË FINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra estoneze, Parnu e ka pësuar humbjen e dytë rresht në kuadër të serisë finale të ”play off”-it atje.

Ekipi në të cilin sivjet po luan me shumë sukses, kosovari Edon Maxhuni, është mposhtur në ndeshjen e dytë rresht të serisë finale nga Kalev/Cramo me rezultat tejet të thellë 68-53.

Në këtë sfidë, Edoni u paraqit për 22 minuta me 7 pikë, 4 asiste e 3 kërcime, larg perfomancave të jashtëzakonshme që di ti bëjë ai.

Ndeshja e katërt e finales estoneze zhvillohet në javën që po vjen dhe rezultati aktual i serisë finale është 2-1 në favorin e Kalev/Cramos e skuadra që arrin tre fitore shpallet kampione e Estonisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.