Basketboll

DENVERI FITON, BARAZON SERINË NDAJ PORTLANDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e ka barazuar serinë çerekfinale të ”play off”-it në NBA, ndaj skuadrës së Portlandit.

Nuggets kanë arritur triumf ndaj Blazers me rezultat tejet të thellë 128-109, duke ju revanshuar ekipit të Lillardit për atë disfatën e parë në start të serisë.

Si zakonisht, Nik Jokic me 38 pikë, 8 kërcime e 5 asiste, ishte më i dalluari te Nuggets, teksa u ndihmua edhe nga Michael Porter me 18 pikë.

Te Portlandi s’mjaftoi për fitore assesi performanca madhore e Damian Lillard që realizoi plotë 42 pikë e 10 asiste e as Mc Collum me 21 pikë.

Kjo fitore e Nuggets e barazon serinë çerekfinale ndaj Blazers në 1-1 dhe ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=qYLPfG2nhuY

Komentet janë të mbyllura.