Basketboll

MILWAUKEE FITON NDAJ NETS, NGUSHTOHET SERIA!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dy humbjeve rradhazi, Milwauke Bucks më në fund ka parë ‘dritë në tunel’, duke fituar përballjen e tretë ndaj Nets.

Ekipi i Mike Budenholzer ka arritur të triumfojë ndaj Nets edhe pse me shumë vështirësi megjithatë fitoi me rezultatin 86-83.

Dyshja më e spikatur e ekipit, Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo realizuan double-double për këtë fitore të Bucks, Khris realizoi 35 pikë e 15 kërcime, ndërsa Giannis pati 33 pikë e 14 kërcime.

Te Nets s’mjaftuan për fitore, Kevin Durant me 30 pikë e 11 kërcime e as Kyrie Irving me 22 sosh.

Kjo fitore e Bucks e ngushton serinë gjysmëfinale të Lindjes në 2-1 për Nets dhe ndeshja e katërt e serisë zhvillohet më 13 qershor nga ora 21:00.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=M0srbBHF_xE

Komentet janë të mbyllura.