Basketboll

MILWAUKEE E DEMOLON ATLANTAN, BARAZOHET SERIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Seria finale e Konferencës Lindore në NBA, është barazuar 1-1.

Milwaukee Bucks e ka gjunjëzuar thellë Atlantan, duke e mposhtur me rezultat 125-91.

Giannis Antetokounmpo me 25 pikë e Jrue Holiday me 22 sosh, ishin prej individëve më të dalluar në kte fitore për Bucks.

Te Atlanta, Trae Young pati 15 e Danilo Gallinari shtoi 12 sosh.

Me këtë fitore të Bucks seria finale e Konferencës Lindore me Atlantan barazohet(1-1) dhe ndeshja e tretë mes tyre zhvillohet me 28 qershor nga ora 02:30.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Z_EGSP2mi1k

Komentet janë të mbyllura.