Basketboll

AVENTURA E ERION NIXHËS TE DARUSSAFAKA PO VAZHDON ME SUKSES!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pa dyshim se basketbolli cilësohet si sport i dalluar në vendin tonë dhe shumë emra të njohur nga kjo lëmi, na kanë bërë krenarë vendin tonë në përfaqësim në arenën ndërkombëtare.

I tillë si duket do të jetë edhe talenti prizrenas, Erion Nixha i cili tash e një vit është pjesë e skuadrës së njohur turke, Darussafaka të cilët para dy vitesh ishin edhe pjesë e Euroligës.

AsistiOnline.com mëson se Erioni vlerësohet si njëri ndër talentët e rrallë në skuadër dhe shihet si një potencial e aset i skuadrës turke.

Vlen të theksohet që edhe trajneri i mirënjohur i skuadrës së Darussafakas, Selçuk Ernak nga afër ka përcjellur disa herë stërvitjet e Erionit dhe ka treguar admirim për performancën e tij.

Momentalisht, Erion Nixha intenzivisht po stërvitet me ekipin e të rinjëve me dy trajnerët: Uğur Özdemir dhe Tugay Manisa të cilët shquhen si ekspertë të zbulimit të talentëve, ku njëherish Erioni do të luaj në kampionatin e të rinjëve që fillon në fillim të muajit shtator.

Sikurse për çdo lojtar shqiptar nëpër botë, AsistiOnline.com do jetë gjithmonë afër djelmoshave tanë dhe për çdo informacion e risi nga ta do ju mbajë të informuar. Ne i urojmë shumë suksese, Erion Nixhës në vazhdim të rrugëtimit të tij aspak të lehtë, por premtues.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.