Basketboll

DONCIC ME TRIPLE-DOUBLE, SLLOVENIA KUALIFIKOHET PË HERË TË PARË NË OLIMPIADË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia është kualifikuar për herë të parë në një Olimpiadë, në atë të Tokios që mbahet sivjet në Japoni.

Ekipi kombëtar slloven ka triumfuar ndaj Lituanisë në finale të turneut kualifikues që u mbajt pikërisht në Kaunas të Lituanisë me rezultat 85-96.

Fantastiku, Luka Doncic ishte më meritori pse Sllovenia u kualifikua me shifrat magjike triple-double(31 pikë, 13 asiste, 11 kërcime), ndihmuar edhe nga Vlatko Cancar me 18 pikë e Jaka Blazic me 16 sosh.

Te Lituania s’mjaftuan për fitore, Arnas Butkevicius, Mantas Kalnietis e Jonas Valanciunas, secili me nga 14 pikë.

Kjo fitore e kualifikon Slloveninë në Lojërat Olimpike të Tokios që mbahen sivjet në Japoni nga 23 korriku deri më 8 gusht. E Lituania eliminohet dhe nuk arrin të kualifikohet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.