Basketboll

EKSKLUZIVE: BRANDON WALTERS BËHET ME SKUADËR TË RE, KJO ËSHTË PAGA ASTRONOMIKE E TIJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Se basketbolli kosovar është bërë një urë-lidhëse për basketbollistët e huaj që vijnë këtu drejt ligave të forta evropiane, po e vërteton edhe një rast i rradhës.

Qendra amerikane që në stinorin e fundit shkëlqeu te KB Peja, Brandon Walters ka nënshkruajtur kontratë të re me një klub nga Serie A në Itali, emri i të cilit pritet të zyrtarizohet shpejtë, por që ne nuk do ta bëjmë publik për korrektësi..

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, Walters ka përfituar kontratë të majme me klubin italian, konkretisht plotë 9 mijë euro pagë mujore dhe e gjithë kjo falë performancave fantastike që i pati me Pejën.

25 vjeçari nga Chattanooga e Tennesseeit të SHBA-ve, te Peja u paraqit me double-double mesatare montruoze, 22.2 pikë,  14.4 kërcime si dhee 1.5 asiste për ndeshje e pa mëdyshje mund të themi se Walters ishte prej transfereve më të qëlluara të huaja në vitet e fundit në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.