Basketboll

RILIND KRASNIQI TRANSFERI I PARË I KB PRIZRENI 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka zyrtarizuar transferin e parë për edicionin e ri të garave.

Bardhezinjët kanë transferuar në rradhët e veta, basketbollistin perspektiv nga Theranda, Rilind Krasniqi i cili deri tani ishte pjesë e Golden Eagle Yllit.

”Me kënqësinë më të madhe njoftojmë opinionin basketbolldashës se nga sot zyrtarisht ish-basketbollisti i YLLIT, Rilind Krasniqi do vishet bardh e zi në edicionin që vjen. Pas bisedimeve gjatë fundjavës, sot u bë realizimi final i marrëveshjes dhe Rilind Krasniqi ka nënshkruar kontratë një vjeqare me mundësi vazhdimi”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.

Krasniqi me Yllin kishte mesatare prej 3.2 pikëve e 1.6 kërcimeve për ndeshje.

Të kujtojmë se Rilind Krasniqi para dy viteve ishte pjesë edhe e skuadrës më të trofeshme në vend, Sigal Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.