Basketboll

”FINAL FOURI” I 2022 NË EUROLIGË PËRSËRI NË GJERMANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe në edicionin e ardhshëm ”Final Fouri” i Euroligës do të mbahet në një arenë gjermane.

Edhe njëherë nikoqirët e ”Final Four”-it të Euroligës do të jenë Gjermania, në atë që pritet të jetë ngjarja e parë ”Final Four” i garës në epokën pas COVID-19. Duhet të theksohet se Këlni – Gjermani, priti ”Final Four”-in 2021, por me qytetin nën-bllokim dhe pa tifozë.

Kryeqyteti i Gjermanisë do të presë ”Final Four”-in e Euroligës për herë të tretë në histori në sezonin e ardhshëm, pasi sjell ngjarjen e përfundimit të sezonit përsëri në Arencën madhështore ”Mercedes-Benz Arena” në Berlin për fundjavën nga 27 deri më 29 maj 2022.

Të kujtojmë se ”Final Fouri” i Euroligës u mbajt në Berlin edhe në vitet 2009 dhe 2016. Me një kapacitet ulësish për basketboll prej 14,500, Mercedes-Benz Arena ofron një përvojë ideale shikimi për çdo pronar të biletave me pamje të shkëlqyera nga çdo vend.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.