KOSOVA MPOSHTET NGA LUKSEMBURGU, VËSHTIRËSON GJASAT PËR KUALIFIKIM
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurenën e femrave e ka pësuar humbjen e parë në Kampionatin Evropian për shtetet në zhvillim.
Vashat kosovare janë mposhtur nga Luksemburgu në ndeshjen e dytë me rezultat tejet të thellë dhe përfundimtar 65-94.
Si duket lodhja e madhe dhe humbja e energjisë nga ndeshja e djeshme, ndikoi te vashat kosovare që sonte s’ishin fare në element dhe
Edhe sot Alexis Tolefree ishe lojtarja më e dalluar te Kosova me 23 pikë, derisa Arbnore Përçuku shtoi 10 sosh, Saranda Daci pati 8 e Aulona Muhadri 6 sosh.
Te Luksemburgu u dalluan në fitore, Catherine Mreches me 26 pikë e Anne Simon me 14 sosh.
Kjo humbje ia ka vështirësuar gjasat Kosovës për një kualifikim të këndshëm në gjysmëfinale, tash ekipi ynë përfaqësues duhet të presë sfidën e së enjtes, Luksemburgu-Qipro për të mësuar ‘fatin’ e vet dhe nëse fiton Luksemburgu, ne kalojmë tutje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.