Basketboll

AUSTRALIA E FILLON ME FITORE BINDËSE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite për ti fituar Lojërat Olimpike në basketboll që sivjet po mbahen në Japoni e ka nisur me fitore këtë rrugëtim.

Ekipi i drejtuar nga selektori Brian Goorjian, ka triumfuar ndaj Kombëtares së Nigerisë me rezultat tejet të thellë 84-67, ku dallimi kryesor u bë tek në çerekun e fundit, pasiqë sfida ishte tejet e ngushtë gjatë tërë kohës.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e australianëve: Patty Mills(25), Joe Ingles e Dante Exum(11) dhe Nic Kay(10).

Te Nigeria s’mjaftuan assesi për fitore, Obi Emegano me 12 pikë e Jordan Nwora me 10 sosh.

Australia e nisi me fitore grupin B, derisa në xhiron e ardhshme hyn më e qetë në duelin ndaj Italisë e Nigeria takohet me Gjermaninë, dy skuadra që humbën duelet e para të Olimpiadës.

Xhiro e rradhës zhvillohet më 8 korrik.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.