ITALIA PËRMBYSI GJERMANINË NË PERIODËN E FUNDIT!
Prishtinë(AsistiOnline) – Italia e ka hapur Olimpiadën e Tokyos me një fitore të vështirë, por tejet të këndshme ndaj Gjermanisë.
‘Azzuri’ ishin duke humbur për pothuajse gjatë tërë sfidës e në periodën e fundit, ndezën ‘motorët’ dhe përmbysën gjithçka për të fituar në fund me dhjetë pikë dallim 82-92.
Në këtë fitore të tyre individët më të dalluar ishin, Simone Fontecchio me 20 pikë si dhe Danillo Gallinari e Stefano Tonut me nga 18 të tjera.
Derisa në humbjen e Gjermanisë, Maodo Lo kishte 24 e Isaac Bonga 13 pikë.
Në xhiron e dytë të grupit B, Italia luan ndaj Australisë e Gjermania ndaj Nigerisë, që të dyja ndeshjet më 27 korrik.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=0hqUtu3G_GM
Komentet janë të mbyllura.