SHKËLQEU TE TREPÇA, KOLJEVIC FLET PËR ASISTIN DHE TREGON TË ARDHMEN E TIJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Erdhi te Trepça me shumë bujë dhe ashtu edhe shkoi, është ky Ivan Koljeviç basketbollisti malazez që shkëlqeu te Trepça.
Përkundër se nuk e dërgoi deri në fund atë të cilën e nisi me klubin e Trepçës, për aq kohë sa luajti ky lojtar fitoi zemrat e tifozëve të Trepçës dhe jo vetëm.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Ivan Koljeviç u rrëfye për disa gjëra e një ndër to se ka kaluar shumë bukur në basketbollin e Kosovës, por edhe pyetjen e shumëkërkuar se pse u largua nga Trepça.
”Fillimisht dua të ju falenderoj për interesimin, unë bëra gjithçka që kam ditur dhe e mbaj mend atë kohë si një kujtim të shkëlqyeshëm, një pjesë e madhe e jetës sime. Çdo përvojë është e rëndësishme. Ndoshta mund të bëja pak më shumë, por ndoshta edhe nuk pata kohën e duhur. Gjithashtu jam falenderues sepse u njoha me Kosovën dhe do mbetem miqësor përherë”, thotë ai.
Sezoni i ri po afron dhe Koljeviç ende mbetet lojtar i lirë, porse a është ofertuar dhe mund ta shohim në ndonjë skuadër?
”Unë jam akoma zyrtarisht agjent i lirë, duke punuar shumë në heshtje, duke dashur dhe besuar në gjëra të mëdha. Realisht oferta kam pasur, por ende nuk kam vendosur e ditëve në vijim do vendosi se ku do të luaj,” shprehet fundori nga Cetinje.
Por, a do ta mendonte veten përsëri në basketbollin e Kosovës?
”Sigurisht që po, unë jam sportist dhe kjo është puna jonë. Mendoj se kam ende shumë për të dhënë dhe provuar gjëra të tjera të reja, së pari tek vetja dhe se pastaj edhe tek të tjerët”, beson Koljeviç.
U largua pakëndshëm nga Trepça, për fund Koljeviç tregon versionin e tij në lidhje me këtë situatë në të cilën u përfshi dhe e cila nuk ishte aspak e mirë për të.
”Unë jam mirënjohës për kohën që kam kaluar me ekipin e Trepçës, jetoj me kujtesë të madhe për ato momente. Unë mendoj se ne tregojmë një pamje të shkëlqyeshme kur luajmë ndeshje të mira dhe unë mendoj se i bëra ato. Kjo më ndihmon dhe lidhem edhe më shumë me Kosovën. Unë u largova nga klubi shkaku i mospërputhjes së planeve dhe do mbetem miqësor përherë”, mbyll prononcimin fundori me karrierë të madhe në Evropë.
Koljeviç te Trepça u paraqit në 10 ndeshje me mesatare të lartë, 20.5 pikë, 9.6 asiste dhe 4.8 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.