Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
HISTORIKE: LETONIA E LESMANISIT FITON TË ARTËN NË LOJËRAT OLIMPIKE 3×3 – AsistiOnline
Basketboll

HISTORIKE: LETONIA E LESMANISIT FITON TË ARTËN NË LOJËRAT OLIMPIKE 3×3

Prishtinë(AsistiOnline) – Letonia është fituesja historike e medaljes së parë të artë në Lojërat Olimpike e sportit më të ri në këtë garë – basketboll 3×3.

Ekipi letonez arriti që ta mposht atë rus në finalen e madhe të Lojërave Olimpike me rezultat tejet të ngushtë 18-21, por me vlerë të medaljes së artë.

Ishte kjo një ndeshje ashtu siç i ka hije finales dhe e luftuar shumë e si duket në fund vendosi përvoja e madhe e ekipit letonez nëpër gara të shumta evropiane dhe botërore.

Rusët mundoheshin që nën-kosh me Ilia Karpenkovin të shënon sa më shumë pikë dhe e patën avantazhin për një kohë të gjatë, por treshet ‘rafall’ të streetbollerit numër një në botë aktualisht, Karlis Lasmanis ishin të pamëshirshme, ashtu sikurse në fund edhe ajo vendimtare dhe fitorja ishte e merituar.

Letonia në gjysmëfinale kishte mposhtur Belgjikën e Rusia ekipin e Serbisë.

Të kujtojmë edhe njëherë se 3x3shi debutoi sivjet si sport olimpik për herë të parë në histori dhe me ndeshje tepër të bukura e arsyetoi epitetin se pse ju është dhënë e drejta e garimit në këto gara prestigjioze.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.