Basketboll

PUBLIKOHET 12-SHJA E KOSOVËS U16 PËR EVROPIAN

Nga 16 deri më 21 Gusht do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.�

Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian. Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, kurse të premten do të pushojnë.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja ka shpallur 12-shen përfundimtare të Kosovës: Jon Ismali, Rron Dahsyla, Norik Binqe, Eris Zeneli, Orges Shatri, Dren Kastrati, Drinor Gërxhaliu, Don Shehu, Flon Kastrati, Lum Zeqiri, Arlind Konjuhi dhe Edin Bacevac.

Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.