Basketboll

KAMPIONJA E FEMRAVE PËRFORCOHET ME LOJTAREN E PARË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Kosovës te femrat, Penza po vazhdon të përforcohet për edicionin e ri të garave.

Klubi pejan ka atransferuar në rradhët e veta, basketbollisten amerikane, Briana Williams.

Basketbollistja 29 vjeçare luan në pozitën e fundores, derisa njihet për organizimin e mirë të lojës dhe te Penza pritet të ketë një rol të madh.

Në vitin e fundit ajo u paraqit për ekipin amerikan, ”Lady Matrix” në SHBA, derisa ka përvojë edhe në Ceki, Gjermani, Mal të Zi e Katar.

Penza pritet të përforcohet edhe me dy lojtare të huaja për të kompletuar rosterin për edicionin e ri të garave.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.