SKUADRAT FAVORITE E NISËN MBARË EDICIONIN E RI NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot është zhvilluar xhiro e parë e stinorit të ri në Superligën e Kosovës te femrat.
Ashtu siç ishte pritur skuadrat favorite kanë arritur fitore dhe nuk ka pasur befasi.
Kampionja aktuale, Penza ka triumfuar në udhëtim te Trepça 53-88, derisa dy individet më të dalluara ishin, Briana Williams me 26 pikë e Valbona Bytyqi me 15 sosh.
Në anën tjetër, fitore në xhiron e parë arriti edhe nën-kampioni Bashkimi që triumfoi ndaj Vëllaznimit lehtësisht dhe thellë 38-91. Chervelle Tequana Cox me 23 pikë e 18 kërcime, ishte lojtarja më e dalluar në këtë fitore të prizrenaseve.
Fitore në xhiron hapëse arriti edhe Prishtina që mposhti me lehtësi Kastriotin e Ferizajit 70-20. Me Dona Bytyqin me 17 pikë dhe Merisa Billallin me 13 sosh që spikatën në këtë fitore të tyre.
Në xhiron e rradhës ndeshen:
Kastrioti – Bashkimi.
Penza – Vëllaznimi.
Prishtina – Trepça.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.