Basketboll

TË RIKTHYERIT NË SUPERLIGË DHE KAMPIONËT, MBYLLIN SONTE XHIRON E PESTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e pestë e ArtMotion Superligës së Kosovës mbyllet sonte me një duel tejet interesant.

Të rikthyerit në elitë këtë stinor, Drita e Gjilanit në cilësinë e vendasit do të përballet me kampionët aktualë, Golden Eagle Yllin.

Në fakt të dyja ekipet kanë formë tejet të dobët në start të edicionit dhe sonte do të kërkojnë fitoren për tu këndellur.

Ky duel që luhet sonte nga ora 19:00, transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.