Basketboll

RREZIKU KRYESOR I PRISHTINËS SONTE, LOJTARI QË KISHTE SHKËLQYER TE BASHKIMI…

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ndeshet sonte me Beroen në kuadër të xhiros së tretë të fazës grupore në Ligën Ballkanike.

Në bazë të ndeshjeve të zhvilluara dhe statistikave, Prishtina rrezikun kryesor në këtë duel mund ta ketë ish-qendrën e Bashkimit në stinorin e kaluar, Obinna Oleka.

Lojari i lartëcekur aktualisht është lojtari më i mirë i bullgarëve, sidomos në BIBL me  double-double mesatare prej 16 pikëve e 11 kërcimeve, por edhe 3 topave të vjedhur për ndeshje.

Përpos Olekas, Prishtina sonte rrezikohet edhe nga lojtarët e pesëshes së parë të zakonshme me të cilën luan Beroe: Organizatori Anton Cook, alo-qendra Aleksandar Georgiev dhe qendra Cadarian Raines, natyrisht që nuk përjashtohet mundësia për individë të tjerë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.