Basketboll

VIDEO LAJM: PAS DY XHIROVE VETËM KAMZA DHE GOLDEN EAGLE YLLI PA HUMBJE

LIGA UNIKE NË ASIST: PRIZRENI 16 SHËNON FITOREN E PARË

(AsistiOnline) –  Pas fitores së Golden Eagle Yllit ndaj Pejës në kryendeshjen dramatike e cila solli spektakël dhe dy vazhdime edhe Kamza triumfoi ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 82:72 dhe kështu, këto dy skuadra mbeten të vetmet të pamposhtura pas dy xhirove të Ligës Unike.

SHKËLQEN FELLS ME 31P–11K SHPËRTHEN EDHE KRASNIQI ME 4 TRESHE PËR FITOREN E PRIZRENIT (TIRANA – PRIZRENI-16   81:93)

Në duelin tjetër të zhvilluar në Asllan Rusi, Prizreni 16 si mysafir arriti fitoren e parë duke e mposhtur Tiranën me rezultat 93:81. Yll i mbrëmjes pa dyshim ishte alo fantastike Courtney Fell i cili bombardoi me 6 treshe nga 12 tentime dhe qëlloi 5 dypikësha nga 7 gjuajtje për ta përmbyll duelin me double double prej 31 pikëve e 11 kërcimeve dhe asistoi 5 herë e vodhi 3 topa. Pikë dyshifrore në këtë fitore realizuan edhe Koljeviq(15), Arti Hajdari (12) dhe Michael Green (11) kurse patjetër duhet theksuar lojën e mrekullueshme të fundorit të ri, Rilind Krasniqit i cili u ngrit nga banka rezervë dhe bombardoi me 4 treshe nga 5 tentime duke realizuar në total 13 pikë, për 17 minuta lojë.

VIDEO LAJM : RAHOVECI – TEUTA 103:123

Ndeshja e cila hapi xhiron e dytë u zhvillua në Mizahir Isma ku Rahoveci u mposht nga kampionia aktuale e Shqipërisë, Teuta me rezultat 103:123.

Ishte kjo një ndeshje me pikë rekorde dhe total prej 226 sosh ndërsa ajo që duhet theksuar patjetër ishte saktësia e durrsakëve për tre pikë. Mysafirët realizuan 13 treshe nga 26 tentimet me efikasitet fenomenal prej 50%.

76 pikët e pranuara  në çerekun e dytë dhe të tretë ishin vendimtare në humbjen e Rahovecit përballë kampionit të Shqipërisë, Teutës me rezultat të thellë 123:103.

37 pikë në çerekun e dytë e 39 pikë në të tretin e vendosën takimin ku mbrojtja e vreshtarëve ishte katastrofale dhe nuk funksionoi në asnjë aspekt.

Fenomenal për Teutën dhe enigmë për Rahovecin ishte amerikani Cameron Saterëhite i cili ndeshjen e mbylli me 30 pikë, prej tyre 5 treshe nga 7 tentime ndërsa realizoi 5 nga 6 tentimet për dyshe. Atij i mungoi vetëm edhe një kërcim për dyshifror të dyfishtë pasi pati 9 sosh.. Performancë mjaft të mirë pati edhe dyshja Tyler Peterson e Tamas Bruce. Peterson realizoi 25 pikë, 7 kërcime e 6 asistime ndërsa ish lojtari i Lipjanit dhe Yllit, Tamas Bruce pati 21 pikë e 7 kërcime. Amerikani i katërt tek Teuta  Mitchell Pelissier realizoi gjithashtu pikë dyshifrore, 19 pikë dhe shtoi 7 asistime e 5 kërcime. Nga forcat vendore, më efikasi ishte Frenki Lilaj me 17 pikë e 5 kërcime.

Në anën tjetër, për Rahovecin, koshashënuesi më i mirë ishte qendra e fuqishme Nick Benyard që ndeshjen e mbylli me 30 pikë e 6 kërcime megjithatë lojtari më i dobishëm ishte Altin Morina me double-double prej 25 pikëve e 10 asistimeve duke shtuar edhe 5 kërcime e 4 topa të vjedhur.

Kjo është humbja e dytë e Rahovecit në 2 xhirot e para të Ligës Unike ndërsa Teuta regjistron fitoren e parë pas disfatës në xhiron e parë nga Peja.

VIDEO LAJMI: RAHOVECI – TEUTA

 

LIGA UNIKE (XHIRO 2)

Rahoveci : Teuta                    103:123

Golden Eagle Ylli : Peja         93:92 (71:71;84:84)

Kamza : Vllaznia                     82:72

Tirana : Prizreni-16                81:93

TABELA

1       Kamza                           2       0       +15   4

2       Golden Eagle Ylli           2      0       +13    4

3       Teuta                             1       1       +11    3

4       Peja                               1       1       +8     3

5       Prizreni-16                    1       1       +7      3

6       Tirana                            1       1       -7      3

7       Vllaznia                          0      2       -22    2

8       Rahoveci                       0       2       -25    2

 

 

Komentet janë të mbyllura.