Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri turk, Serhat Sehit është zyrtarizuar sonte si timonier i ri i skuadrës kosovare të Rahovecit.
AsistiOnline.com ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për këtë marrëveshje dhe ja që gjatë natës së sontme ajo u publikua edhe nga klubi i Rahovecit.
Lajmin e botuar nga AsistiOnline.com për këtë marrëveshje e gjeni mëposhtë:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2021/11/05/ekskluzive-rahoveci-afer-marreveshjes-me-ish-trajnerin-e-trepces/
”KB Rahoveci arrin marrëveshjen me teknikun turk Serhat Sehit për të marrë timonin e skuadrës sonë në vazhdim të këtij edicioni. Serhat Sehit njihet për krijimin e një atmosfere konkurruese në skuadër si dhe është një frymëzues i madh i lojtarëve për ndeshjet e rëndësishme të ekipeve që ai ka udhëhequr. Tek ne tashmë të gjitha ndeshjet e KB Rahovecit janë të mëdha prandaj dhe besojmë që kemi bërë zgjedhjen e duhur për udhëheqjen e skuadrës sonë. Ju konfirmojmë që tekniku turk zbarkon qysh sonte në GRAPELAND dhe nga dita e nesërme pa humbur kohë fillon punën me skuadrën dhe konsolidimin e ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit ‘vreshtar’.
/AsistiOnline.com/


