ME VETËM KATËR LOJTARË QË SHËNUAN PIKË, PRISHTINA E RE MPOSHT NEW BASKETIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re është rikthyer te fitoret, pas humbjes në javën e kaluar nga Vëllaznimi.
Kryeqytetasit sonte kanë fituar në udhëtimin e tyre në Prizren ndaj New Basketit 47-62, e këta të fundit assesi ta gjejnë formën për formë konstante.
Në fakt, Prishtina e Re e mposhti sonte New Basketin me vetëm katër lojtarë që shënuan pikë e vetëm dy prej tyre dyshifrore, Arber Sinani(26pk, 14krc), Art Islamaj(22pk, 10krc), Albin Rexhepi(8) e Adhurim Aliaj(6).
Te New Basketi, Hajriz Hazeri kishte 15 pikë dhe Egzon Kuqi 10 sosh.
Pas xhiros së pestë, Prishtina e Re gjendet e 3-ta në tabelë me 3 fitore dhe 2 humbje. Ndërsa, New Basketi i 5-ti me 2 fitore dhe 3 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e Re e zhvillon derbin lokal ndaj MH Prishtinës e New Basketi i shkon Boreas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.