Basketboll

SONTE DERBI KOSOVAR NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e katërt e Ligës Unike hapet sonte me derbi kosovar.

Në Palestrën moderne ”Mizahir Isma”, Rahoveci i bën konakun e nxehtë, skuadrës me të cilën viteve të fundit ka krijuar një rivalitet të madh, Golden Eagle Yllin.

‘Vreshtarët’ janë skuadra e vetme që nuk kanë asnjë fitore ende në këtë garë e sonte e kërkojnë të parën, gjersa Ylli që në xhiron e kaluar e pësoi disfatën e parë, sonte e kërkon rikthimin te triumfi.

Kjo super-përballje që vlen edhe për renditjen e ArtMotion Superligës së Kosovës, fillon sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet në ArtSport.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.