Basketboll

4 DITË LARG NGA NDESHJA E PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS A

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur edhe më pak se 4 ditë nga ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

Dardanët tashmë kanë filluar stërvitjet me 12shen finale, janë akomoduar në një hotel në periferi të Prishtinës dhe shpejtë pritet të nisen për në Bergen ku do të zhvillojnë duelin e parë ndaj Norvegjisë.

Ndeshja zhvillohet me 25 nëntor nga ora 19:00 në Bergen, në palestrën “Haukelandshallen”.

Organizatorët e kësaj ndeshje i kanë plasuar në shitje 1200 bileta dhe kaq tifozë do të lejohen atje duke respektuar masat anti-Covid në Norvegji.

Në njoftimin e FBK-së për këtë ndeshje, është thënë se basketbollistët e Kosovës shpresojnë në përkrahjen nga tifozët shqiptarë në Norvegji, ashtu siç i kanë përkrahur në çdo përballje që kanë zhvilluar si mysafirë.

Të kujtojmë se në Norvegji jeton një numër i madh i diasporës shqiptare dhe pritet që basketbollistët e Kosovës të ketë përkrahje edhe nga ta në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Pas sfidës me Norvegjinë, Kosova do të takohet më 28 Nëntor me Danimarkën në Prishtinë në Pallatin e Sporteve.

Linku i biletave për ndeshjen Norvegji-Kosovë:

https://buyticket.no/nbbf/nb-NO/events/norge%20-%20kosovo/2021-11-25_19.00/haukelandshallen?back=2&area=367da162-e419-ec11-a2e4-00155d65e013&type=ga

Ose në Federatën Norvegjeze

https://www.basket.no/

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.