Basketboll

VËLLAZNIMI FITON DERBIN NDAJ VUSHTRRISË DHE SHKËPUTET NË KRYE

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka fituar derbin e xhiros në Ligën e parë ndaj Vushtrrisë.

Skuadra gjakovare ka triumfuar në ”Shani Nushi” ndaj vushtrriasve me rezultat 81-72.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë i barabartë dhe çereku i parë u mbyll baraz 15-15, gjersa i dyti i takoi bindshëm Vëllaznimit 32-11 dhe pjesa e parë u mbyll 47-26 në favorin e vendasve.

Në të dytën Vushtrria u këndell shumë dhe i fitoi të dyja periodat e fundit(17-19, 17-27), por që minusi nga çereku i dytë nuk lejoi që ndeshja të përmbyset krejtësisht.

Bardh Rexha ishte masiv në fitoren e gjakovarëve sonte me double-double monstruoz 25 pikë e 18 kërcime, por që u ndihmua edhe nga Atik Koshi me 18, Driton Rraci me 12 dhe Ujkan Karanezi me 10 sosh.

Te Vushtrria nuk mjaftuan për fitore, Erhan Sholla me 22 pikë, Albion Imeri me 16 pikë e 12 kërcime dhe Shpat Syla që shtoi 15 pikë.

Pas xhiros së shtatë, Vëllaznimi gjendet i pari në tabelë me 7 fitore nga 7 ndeshje dhe 14 pikë të grumbulluara. Derisa, Vushtrria mbetet e dyta me 5 fitore, 2 humbje dhe 12 pikë.

Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi i shkon Istogut e Vushtrria e pret New Basketin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.