Basketboll

PRIZRENI 16 TRIUMFON NDAJ KAMZËS DHE NGJITET NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e Prizrenit 16 ndaj Kamzës u mbyll xhiro e dytë e stinorit pranveror në Ligën Unike.

Skuadra kosovare e Prizrenit 16 e mposhti në udhëtim Kamzën me shifrat 86-95.

Ishte kjo një ndeshje që në pjesën e parë kaloi me një dominim të egër nga mysafirët (17-26, 7-22) 24-48, gjersa në pjesën e dytë Kamza u ringjall dhe fitoi çerekët e tretë dhe katërt (33-23, 29-24) por që ishin të pamjaftueshëm pasi kishte deficit të madh nga pjesa e parë e fitorja në fund me meritë ju takoi mysafirëve.

Për këtë fitore meritore të prizrenasve sonte individët që spikatën ishin, Arti Hajdari me 24 pikë, Ivan Koljeviq me 21, Courney Fells me 20 pikë e 13 kërcime dhe Urim Zenelaj që shtoi 13 pikë e 15 kërcime.

Te Kamza me lojë të mirë u dalluan, Gerard Davis me 35 pikë, Eric Williams me 18, Matthew Eldridge me 15 e Niko Thano me 10 sosh.

Kjo fitore e ngrit Prizreni 16 në pozitën 3 të Ligës Unike me 5 triumfe e 3 disfata në total, derisa Kamza mbetet e parafundit me 2 fitore e 6 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Prizreni 16 e pret Tiranën e Kamza i shkon Vllaznisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.