PRISHTINA E RE FITON DERBIN NDAJ ISTOGUT NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re e ka fituar edhe ndeshjen e pestë me rradhë në Ligën e parë.
Kryeqytetasit e kanë mposhtur Istogun në derbin e xhiros 12 në Ligën e parë me rezultatin 87-80.
Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore te Prishtina e Re sonte, Dion Haxhosaj kishte double-double fantastik(24pk, 24krc), Mërgim Jakupi shtoi 22 pikë, Arbër Sinani 19 e Don Polloshka realizoi poashtu double-double (16pk, 10 ast).
Te Istogu s’mjaftuan për fitore, Sam Taylor me shifrat magjike triple-double (30pk, 12 ast, 10krc) dhe Shendrit Llapi që kishte double-double (15pk, 14krc).
Pas xhiros 11-të, Prishtina e Re renditet e dyta me 8 fitore, 4 humbje dhe 20 pikë në tabelë. Derisa Istogu gjendet i 3-ti me 19 pikë, 7 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e Re i shkon Vëllaznimit në derbin e xhiros e Istogu e pret Borean.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.