KUPA E KOSOVËS ME FAT PËR PRIZRENIN, TRI EKIPE TË TYRE NË FINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Kupa e Kosovës që po luhet sivjet në qytetin e Pejës, duket se është me fat për klubet e basketbollit nga qyteti i bukur i Prizrenit.
Tri skuadra nga kjo komunë janë kualifikuar në finale të kësaj gare prestigjioze të basketbollit të Kosovës.
Bashkimi në konkurencën e femrave, New Basketi i Ligës së parë e së fundi edhe Bashkimi në konkurencën e meshkujve i kanë arritur finalet e mëdha.
Fillimisht KBF Bashkimi e mposhti Penzën të mërkurën 77-80, duke u kualifikuar në finalen e femrave. Ndërsa ditën e sotme skuadra e New Basketit e mposhti Vushtrrinë 85:71 dhe u kualifikua në finalen e Ligës së parë.
E krejt në fund sonte në mbrëmje në finale u kualifikua edhe KB Bashkimi te meshkujt nga Superliga, pas fitores së madhe ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 72-78.
Mbetet të shihet të dielën se sa do të jenë në gjendje ekipet e lartëcekura që ti fitojnë këta trofe.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.