Basketboll

TOP-5SHJA E JAVËS DHE MVP NGA XHIRO 20 E ARTMOTION SUPERLIGËS

PESËSHE GOXHA E FORTË E JAVËS DHE MVP BINDËS...

Prishtinë(AsistiOnline) – 1. T.FERNANDEZ (PEJ), 2.K.BROWN (SPR), 3.D.HAJRIZI (TRE), 4.C.FELLS (PZ16), 5.E.GARIBAY (PEJ).

1. Plejmejkeri i xhiros 20 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet organizatori i Pejës, Tjader Fernandez i cili në fitoren e thellë të verdhezinjëve ndaj Dritës ishte prej lojtarëve më të dalluar dhe afër shifrave magjike triple-double me 25 pikë, 8 asiste, 7 kërcime e 1 vjedhje topi, Tjader kishte 9 tentime, ndërsa qëlloi plotë 5 herë nga treshet, realizoi 4 dyshe nga 7 tentime, por kishte edhe 2 gjuajtje të lira nga 3 tentime, për njërin prej indekseve më të larta të xhiros +32.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare, shpallet Kenny Brown i Sigal Prishtinës, ekip ky që u mposht nga Trepça, por Brown ishte më meritori pse kryeqytetasit luftuan deri në fund dhe ishte ai që dërgoi ndeshjen në vazhdime me treshe në sekondën e fundit. Brown ndaj mitrovicasve kishte 29 pikë, prej tyre 5 dyshe nga 7 tentime, 5 treshe nga 14 tentime dhe shtoi 4 gjuajtje të lira nga 5 tentime. Amerikani kishte edhe 4 asistime, 3 kërcime e 2 vjedhje topash, gjersa kjo performancë fenomenale i dha atij indeksin prej +24.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 20-të në ArtMotion Superligë, vendoset edhe një herë tjetër, ylli vendor i Trepçës, Drilon Hajrizi si më i merituari në fitoren e vështirë të ‘xehtarëve’ ndaj Prishtinës. Aloja mitrovicase ishte afër të realizojë shifrat magjike triple-double me 21 pikë, 9 asiste, 8 kërcime dhe 2 vjedhje topash. Pikët e Drilës erdhën nga gjuajtjet e lira, ku nga 15 penale i realizoi 11 sosh, kishte 2 treshe nga 6 tentime dhe shtoi 2 dyshe nga 5 tentime. Kjo performancë bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin +23.

4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro rikthehet Ish-NBA lojtari, Courtney Fells që performoi super ndeshje ndaj Bashkimit për t’ia sjellur fitoren Prizrenit 16. Ai realizoi double-double prej 30 pikëve (6/11 për treshe dhe poashtu 6/11 për dyshe) 11 kërcimeve, por që shtoi edhe 6 asiste, 5 topa të vjedhur dhe 2 bllokada. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta +39 për kte javë.

5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi qendrën e fuqishme të KB Pejës dhe reprezentuesin e Meksikës, Edgar Garibay i cili me double-double montruoz prej 14 pikëve (4/10 nga dyshet dhe 2/8 nga treshet) e 19 kërcimeve, por edhe 4 asiste e 2 bllokada, futet në 5shen e javës me indeksin prej +25, më i miri nga qendrat për kte javë.

________________________________________________________________________

MVP I XHIROS 20 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

COURTNEY FELLS (PRIZRENI 16)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 20-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon njërit prej basketbollistëve më të mirë që ka shkelur viteve të fundit në parketet kosovare, Courtney Fellsit të Prizrenit 16.

Fells ishte fenomenal, ndaj Bashkimit duke realizuar double-double prej 30 pikëve, kapur 11 topa nën-tabelë, bërë 6 asiste, gjersa vodhi edhe plotë 5 top nga kundërshtarët e kishte 2 bllokada. Shënimet e veteranit amerikan dhe ish-lojtarit të San Antonios, erdhën nga dyshet ku prej 11 tentimeve qëlloi 6 herë e saktësi të njejtë kishte edhe nga treshet ku nga 11 tentime i shënoi 6 sosh. Për këtë performancë, ai u notua me indeksin më të lartë të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve +39 dhe shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e gjashta e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.