Basketboll

5SHE INTERESANTE DHE MVP DOMINUES NGA XHIRO 22 E ARTMOTION SUPERLIGËS

Pesëshe mjaftë interesante dhe MVP që shkëlqeu me plotë kuptimin e fjalës...

1. POLLOSHKA (SPR), 2. ISMAILI (SPR), 3. FELLS (PEJ), 4. JANJEVA (SPR), 5. RUGOVA (RAH).

1. Plejmejkeri i xhiros 22 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet Don Polloshka, që ishte prej më të merituarve në fitoren e skuadrës së tij ndaj Dritës. I riu prishtinas arriti double-double me 13 pikë, 17 asistime, por shtoi edhe 3 vjedhje topi e 2 asiste, ku pikët e tij erdhën nga treshet me 8 nga 3 të qëlluara dhe 2 dyshe nga 4 tentime për indeksin prej +28.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare shpallet djaloshi i ri dhe shumë i talentuar Meriton Ismaili që shkëlqeu në fitoren e thellë të Prishtinës ndaj Dritës me plotë 36 pikë, 5 kërcime, 5 asiste, 4 vjedhje topash e 2 bllokada. Ismaili ndaj gjilanasve ishte 5/5 nga gjuajtjet e lira, 5/10 nga treshet dhe 8/9 nga dyshet, gjersa kjo super-performancë fenomenale i dha atij indeksin bombastik dhe prej më të lartëve të stinorit +46.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 21-të në ArtMotion Superligë, vendoset amerikani i Pejës, Courtney Fells si një prej më të merituarve në fitoren e thellë të Pejës ndaj Bashkimit. Aloja amerikane dhuroi një paraqitje fantastike në ”Sezai Surroi” me 16 pikë, 6 kërcime, 6 asiste, 3 vjedhje topash e 3 bllokada. Pikët e Fellsit erdhën nga dyshet ku realizoi 4 nga 5 tentimet, gjuajtjet e lira, ku nga 2 penale i realizoi 2 sosh dhe kishte 2 treshe nga 9 tentime. Kjo performancë bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin e lartë +24.

4. Pozitën e alo-qendrës këtë xhiro e zë, Muhamedali Janjeva i Prishtinës që ishte spektakolar dhe performoi super ndeshje ndaj Dritës për të qenë prej individëve më të dalluar në këtë fitore. Janjeva realizoi double-double prej 29 pikëve (4/7 për dyshe dhe poashtu 7/12 për treshe) 12 kërcimeve, por që shtoi edhe 6 asiste, 2 bllokada e 1 top të vjedhur. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta të xhiros +41 për kte javë.

5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi qendrën e Rahovecit dhe reprezentuesin e Kosovës, Fis Rugova i cili 19 pikët e tij (4 dyshe nga 8 tentime, 3/6 për treshe dhe 2/6 nga gjuajtjet e lira), por shtuar edhe 7 kërcimeve, 7 asiste, 1 vjedhje topi e 1 bllokadë, futet në 5shen e javës me indeksin prej +21.

_______________________________________________________________________________

MVP I XHIROS 22 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

FISNIK RUGOVA (RAHOVECI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 22-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon njërit prej basketbollistëve më perspektivë kosovarë, Meriton Ismailit të Sigal Prishtinës.

Ismaili ishte më se fenomenal ndaj Dritës duke realizuar hiç më pak se 36 pikëve, kapur 5 topa nën-tabelë, bërë 5 asiste, por që kishte edhe 4 vjedhje topash e shpërndau 2 bllokada për kundërshtarët. Shënimet e Meritonit erdhën nga dyshet ku prej 9 tentimeve qëlloi 8 herë, ishte 100% i saktë nga gjuajtjet e lira apo 5/5 dhe shtoi 5 treshe nga 10 tentime për indeksin ndoshta të paparë sivjet në elitën kosovare të basketbollit prje +46 dhe normalisht që shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro të ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.