Basketboll

KJO ËSHTË PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO 24 E ARTMOTION SUPERLIGËS

1.H.DUGAT (SPR), 2.D.DAVIS (PZ16), 3.M.JANJEVA (SPR), 4.R.MCCOY (PZ16), 5.M.MAWIEN (RAH).

  1. Plejmejkeri më i mirë i xhiros 23 në Artmotion Superligë shpallët Henry Dougat i Sigal Prishtinës Golden Eagle Yllit, më i merituari për fitoren ndaj Bashkimit. Dougat për pak sa nuk shënoi shifrat magjike triple-double dhe kte klasikë ndaj portokallinjve prizrenas e përmbylli medouble – double prej 15 pikëve e 10 kërcime duke shtuar edhe 8 asistime për çka u notua me indeksin e shkëlqyeshëm prej +25, më të lartin për një plejmejker kte javë
  2. Fundori më i mirë i xhiros edhe një herë rresht shpallet Darell Davis i Prizrenit 16 i cili shkëlqeu në derbin kundër kampionëve aktual Golden Eagle Yllit duke qenë koshashënuesi i ndeshjes me 24 pikë, prej tyre 3 treshe dhe përpak sa nuk realizoi dyshifror të dyfishtë pasi mblodhi edhe 9 kërcime ndërsa asistoi 2 herë dhe vodhi edhe dy topa. Gjithashtu duhet theksuar efikasitetin e tij fantastik për dy pikë pasi qëlloi 6 nga 7 tentimet dhe ishte perfekt nga penalet duke qëlluar të tri gjuajtjet e lira për çka u notua me indeksin fenomenal prej +32.
  3. Në pozitën e alosë kte javë vjen kapiteni i Sigal Prishtinës, Muhamedali Janjeva i cili ishte i shkëlqyeshëm kundër Bashkimit me 17 pikë të realizuara dhe efikasitet gati perfekt për dy dhe tri pikë. Janjeva ishte fenomenal me saktësi prej 75% nga loja duke shënuar tri nga katër tentimet për treshe , identik sikurse edhe nga tentimet për dypikësha ndërsa shtoi edhe 8 kërcime, 2 asistime dhe 2 bllokada dhe për kte performans të shkëlqyeshme u notua me indeksin plus 24, më të lartin për një alo kte javë.
  4. Pozita e alo-qendrës na sjell luftëtarin bardh e zi prizrenas, Robert McCoy i cili dominoj ndaj shtatëlartëve të Golden Eagle Yllit me 18 pikë, përfshirë edhe 2 treshe ndërsa shtoi 6 kërcime, 4 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 2 bllokada dhe për kte performansë u vlerësua me notën plus 23, më të lartën për një alo-qendër kte javë.
  5. Dhe pesëshen e javës e mbyllim me gjigantin e shkëlqyeshëm të Rahovecit, Makol Mavienin më të merituarin për fitoren e madhe ndaj Pejës. Qendra fantastike e vreshtarëve dominoi absolutisht me double double prej 14 pikëve e 11 kërcimeve, 6 prej tyre në sulm ndërsa ishte i tmershëm edhe në mbrojtje me 3 bllokada dhe për këtë lojë u notua me indeksin plus 22 , më të lartin për një qendër kte xhiro

 

MVP I XHIROS 24

DARREL DAVIS (PRIZRENI 16)

Adhurues të basketbollit, kte javë pa asnjë dilemë, MVP i xhiros 24 i Artmotion Superligës shpallet fundori i Prizrenit 16, i rikthyeri në elitën tonë, Darrel Davis i cili ishte maestral në përballje me kampionët dhe liderët aktual, Golden Eagle Yllin

Me 24 pikë, prej tyre 3 treshe dhe me efikasitet fantastik për dy pikë, duke qëlluar 6 nga 7 tentimet si dhe duke qenë perfekt dhe qëlluar të tri gjuajtjet e lira Davis mblodhi edhe 9 kërcime , asistoi 2 herë dhe vodhi dy topa për tu vlerësuar me notën më të lartë kte javë prej +32 dhe kështu shpallet Lojtari i Javës në ASIST.

 

Komentet janë të mbyllura.