Under Header

spot_img

REALI AFËR ”FINAL FOUR”-IT, SKUADRA E VETME ME 2-0 NË SERI ÇEREKFINALE

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi është afër sigurimit të ”Final Four”-it të Euroligës që sivjet mbahet në Beograd.

Ekipi madrilen i drejtuar nga Pablo Laso, sonte mposhti në ndeshjen e dytë të serisë Maccabi Tel Avivin me shifrat e thella 96-66.

Sergio Llull me 17 pikë dhe Vincent Poirier  e Guerschon Yabusele me nga 13 sosh, ishin tre individët që realizuan pikë dyshifrore te ‘Los Blancos’ sonte.

Te Maccabi asnjë individ sonte nuk arriti pikë dyshifrore.

Real Madridi tash kryeson serinë çerekfinale ndaj Maccabi në 2-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore nga 3 ndeshje eventuale për të kaluar tutje.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme