Basketboll

EFESI FITON NDAJ MILANOS DHE RIKTHEN AVANTAZHIN E SERISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e k fituar duelin e tretë të serisë çerekfinale të Euroligës ndaj Olimpia Milanos.

Skuadra nga Stambolli triumfoi ndaj Milanos në ”Sinan Erdem Dome” me shifrat 77-65.

Tre basketbollistët kryesorë dhe që arritën pikë dyshifrore në fitoren e skuadrës së Ergin Atamanit sonte ishin, Vasilije Micic me 20 pikë, Tibor Pleiss me 17 e Shane Larkin me 16 sosh (dhe treshet vendimtare).

Te Milano ishin të pamjaftueshëm për fitore, Devon Hall me 16 pikë dhe Jerian Grant me 11 sosh.

Efesi tash udhëheq me 2-1 në serinë çerekfinale dhe i duhet vetëm një fitore për inkuadrim në ”Final Four” që sivjet mbahet në Beograd.

Ndeshja e katërt e serisë zhvillohet të enjtën dhe përsëri në Stamboll.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.