Basketboll

TREPÇA SONTE PËRSËRI NIKOQIRE E PEJËS, NË SFIDËN E DYTË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte luhet sfida e dytë e serisë gjysmëfinale të ArtMotion Superligës mes Trepçës dhe Pejës.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë me 18 fitore e dhjetë humbje.

Edhe kjo sfidë pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75:68.

Interesimi edhe për sonte është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë, ku atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.

Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Platformën Artmotion

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.