Prishtinë(AsistiOnline) – Kreatori i fitoreve të Yllit në serinë finale, trajneri Adis Beqiragiqi edhe pas fitores së dytë u shpreh i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, derisa thirri për kujdes dhe deklaroi se asgjë nuk ka mbaruar.
”Unë mendoj se kemi avantazh të mirë dhe kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe është shumë e rëndësishme se fituam në mënyrë të mirë. Është 2-0 por kush e njeh, luan basketbollin dhe drejton një skuadër e di se 2-0 nuk është 3-0 dhe mund të bëhet 3-2 për ata. Ne kemi përparësi psiqike por ajo është e tëra, ne do ta përdorim këtë. Sonte ishim skuadër shumë e mirë dhe luajtëm shumë më mirë por ata kanë skuadër dhe një trajner të mirë. Nuk e di do ta shohim në vazhdim”, potencoi Beqiragiq.
Ndeshja e tretë e serisë finale zhvillohet të dielën në Suharekë nga ora 17:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.