Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 në konkurencën e meshkujve e ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup që po mbahen në Qipro.
Djelmoshat tanë janë mposhtur nga Irlanda para kohës së rregullt me shifrat 21-13.
Në duelin e parë të grupit, Kosova e mposhti Shqipërinë e në grup e ka edhe Irlandën që u mposht nga ta.
Vlen të ceket se fituesit e grupeve plasohen në gjysmëfinale, ekipet që përfundojnë 2 dhe 3 në grupe, zhvillojnë edhe një eliminatore për gjysmëfinale. Vetëm kampioni i turneut e fiton të drejtën për FIBA Europe Cup.
Në këto parakualifikimet marrin pjesë edhe vashat e Kosovës që janë në grup me Irlandën dhe Andorrën, derisa në duelin e parë u mposhtën nga Irlanda 16-13.
Komentet janë të mbyllura.