Basketboll

CURRY ME 43 PIKË, WARRIORS BARAZOJNË SERINË ME BOSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e ka barazuar serinë e përgjithshme finale të NBA-së ndaj Boston Celtics.

Skuadra e Steve Kerr arriti që të fitojë ndaj Celtics në “TD Garden” me rezultatin 97-107.

Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të Warriors me plotë 43 pikë, por edhe 10 kërcime e 4 asiste, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 18 pikë e Andrew Wiggins me 17 sosh.

Te Bostoni ishin të pamjaftueshëm për fitore, Jayson Tatum me 23 pikë e 11 kërcime dhe Jaylen Brown me 21 pikë.

Me këtë fitore të Warriors, seria finale me Bostonin barazohet në 2-2 e dueli i radhës mes dy ekipeve zhvillohet me 14 Qershor në San Francisco.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.