Basketboll

NJIHUNI MË SHUMË ME BENFICËN, KUNDËRSHTARIN E YLLIT NË CHAMPIONS

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot në Gjenevë të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikimet e Ligës së Kampionëve në Basketboll.

Skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit në fazën e parë të këtyre kualifikimeve do të ndeshet me ekipin portugez të Benficës, një skuadër solide në gara evropiane e dominuese në ligën kombëtare prej nga vjen.

AsistiOnline.com ju sjell disa njohuri në lidhje me këtë skuadër që do të jetë kundërshtari i parë i Golden Eagle Yllit në kualifikimet e Champions League.

E themeluar në vitin 1927 apo saktësisht para 95 viteve, Benfica është klubi më i suksesshëm portugez, duke pasur rekordin për shumicën e trofeve të fituar në Portugali, me gjithsej 82 trofe vendorë të fituar atje, kjo skuadër gjithashtu njihet si klubi portugez që ka avancuar më së shumti në raundet e kompeticionit të famshëm evropian, EuroLeague.

Disa nga momentet më të paharrueshme të Benficës në të kaluarën, ishin fitoret kundër klubeve që kanë fituar Euroligën, si Virtus Bologna, Real Madrid, Cantù, Cibona, Joventut Badalona, ​​Panathinaikos, Partizani, CSKA Moska, Varese.etj. Pavarësisht se basketbolli nuk është aq i popullarizuar sa futbolli në mesin e popullatës portugeze, Benfica ka një rivalitet të madh me Porton në këtë sport.

Benfica prej vitesh zotëron edhe një ekip zhvillimor basketbolli, Benfica B, që luan në Proliga, niveli i dytë më i lartë në Portugali pas LPB.

Në edicionin e fundit 2021/22, Benfica ka qenë pjesëmarrëse në FIBA Europe Cup, duke u eliminuar në fazën grupore të garës. Derisa stinori i fundit që ka qenë pjesëmarrëse në Champions League, ishte sezoni 2019/20 dhe ishte eliminuar në fazën e dytë të kualifikimeve.

Lexo edhe:

KY ËSHTË KUNDËRSHTARI I YLLIT NË RAUNDIN E PARË TË CHAMPIONS LEAGUE

KËTA JANË KUNDËRSHTARËT E RADHËS PËR YLLIN, NË RAST SE KALOHET BENFICA

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.